Orav në takim lamtumirës me Osmanin: BE-ja është partnerja më e besueshme e Kosovës
16 mars 2026
| 14:12
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar një takim lamtumirës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë takim sipas njoftimit të zyrës së BE-së, Orav ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin, duke shtuar se Bashkimi Evropian mbetet partnerja më e besueshme e Kosovës.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së” është thënë në njoftimin e zyrës së BE-së.



