
Orav takohet me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend
16 tetor 2025
| 13:30
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.
Orav është shprehur se bashkë me Rudolphin kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend.
“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Orav në platformën “X”.