Oravi thotë se duhet të miratohet urgjentisht Kodi Civil
28 tetor 2025
| 12:38
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Akademinë e Drejtësisë dhe shënoi Ditën Europiane të Drejtësisë me gjyqtarët, prokurorët e sapoemëruar dhe drejtorin Enver Fejzullahu.
Diskutimet e tyre u përqendruan në pavarësinë dhe llogaridhënien gjyqësore.
Ambasadori Orav theksoi se duhet të miratohet urgjentisht Kodin Civil, i cili është çelësi për reformën e sundimit të ligjit të Kosovës dhe rrugën e integrimit.



