Orbani e trashë miqësinë me Vuçiqin, nuk i vë sanksione Rusisë

25 mars 2022 | 14:33

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë me dije se vendi i tij nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë, gjë që ka kërkuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, kjo kërkesë është kundër interesave të Hungarisë.

Orbani ka thënë që sanksionet ndaj energjisë ruse do të nënkuptonin që ekonomia hungareze do të ngadalësohej dhe pastaj do të ndalonte brenda pak çastesh.

Refuzimi ka ardhur pasi Zelensky ka folur për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian, specifikisht për Orbanin, i cili konsiderohet si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, në Bashkimin Evropian.

Orbani ka thënë që 85 për qind e gazit ukrainas, dhe 60 për qind e naftës vjen nga Rusia, dhe bllokimi i eksportit do të thoshte që Hungaria po e paguan çmimin e luftës.

Hungaria kufizohet me Ukrainën, dhe ka refuzuar që t’i furnizojë fqinjët e vet me armë, si dhe ka refuzuar që ndihmat me armë për Ukrainën të kalojnë nëpër kufirin e saj.

Kështu Hungaria bëhet shteti i dytë evropian pas Serbisë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë pas sulmit ushtarak në Ukrainë. E vetëm një javë më parë Orbani ishte mysafir në vizitë private te Aleksandër Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenixi fitoi me rezultatet 140-130 ndaj Denverit në një ndeshje…