Orbani: Janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit midis Hungarisë e Serbisë

05 prill 2026 | 14:49

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të dielën se ka pasur një telefonatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka thënë se janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit në Serbi, që lidh vendet e tyre.

Orban, i cili është aleat i Vuçiqit dhe përballet me zgjedhjet më 12 prill, ka thënë në një postim në Facebook se “autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, ka shkruar Orban.

Ai ka thënë se ky rast është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka vendosur çmimet…