Organizatat e dala nga lufta: Të mos nëpërkëmbet as flamuri kombëtar dhe as ai shtetëror

14 shkurt 2018 | 12:14

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë uruar qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësinë së Kosovës.

Organizatat e dala nga lufta përmes një komunikate për medie kanë reaguar edhe për ngjarjet e fundit politike në vend.

“Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë. Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, është theksuar në komunikatën e OVLUÇK-së.

Organizatat e dala nga lufta kanë bërë me dije se janë kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror.

“Me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën. Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë”, është thënë ndër të tjera në komunikatën e OVLUÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim…