Organizatat e shoqërisë civile: Të shfrytëzohet mundësia e fundit për ta zhbllokuar Kuvendin

26 korrik 2025 | 12:21

Sot në orën 14:00 mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Me ketë rast Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, “ne – organizatat e shoqërisë civile – u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Tutje thuhet se dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik.

“Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit. Kthimi në votimin e hapur për kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional. Një dështim tjetër do të thellonte krizën aktuale dhe do të prodhonte pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin. Prandaj, u bëjmë thirrje liderëve politikë dhe çdo deputeti që të veprojnë me maturi, përgjegjësi dhe në frymën e interesit publik”, është theksuar në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva,…