Organizoi lojëra të fatit, arrestohet i dyshuari në Gjilan

28 gusht 2021 | 11:40

Policia ka arrestuar dje një person në Fshatin Velekinicë të Gjilanit pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Gjatë kontrrollës së policisë në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker, njofton Klankosova.tv.

Në tavolinën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë.

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari Fatmir Hasani, kishte ardhur gjatë kësaj vere në Kosovë…