
Oriola Marashi “topless” në plazh
Modelja Oriola Marashi po shijon në maksimum pushimet. Bukuroshja ka ndarë momente të shumta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as fotot e zjarrta.
Dhe ndonëse do të mendonit se fotot i ka realizuar partneri i saj futbollisti Eros Grezda, ky i fundit na ka treguar se nuk ndodhet pranë Oriolës. Eros Grezda ka publikuar një foto ku shfaqet në shtëpi, duke parë një ndeshje futbolli.
Nuk e dimë se kush e shoqëron Oriolën me pushime, por dyshja ishin bashkë pak kohë më parë dhe këtë na e treguan edhe në postimet e tyre në Instagram.
Pak kohë më parë, mediat shkruanin se ka pasur një krizë në marrëdhënien e tyre. Miqtë e tyre kanë thënë se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.
Ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndrra amerikane.
Po ashtu, thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.