Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është̈ larguar nga tregu

03 shkurt 2021 | 19:53

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈, ka pranuar lajmërimin nga RASFF sistemi, për kontaminimin e orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. “I paketuar me qese plastmase si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë̈ inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimin në çfarëdo mënyrë tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër. Sot, inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë̈ nga shitja. Sasia e gjetur neper pikat shitëse nga distributori menjëherë̈ është̈ asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë̈”, është̈ thënë̈ në njoftimin e AVUK, raporton “Epoka e re”.

No description available.
“Pas grumbullimit të gjithë sasisë të asgjësohet në prezencë të autoritetit kompetent. Njoftojmë të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, në raste se e hasin në shtije produktin, oriz “Broewn Rice Basmati organic” 500 g, mos ta blejnë̈. Po ashtu në rast se e kanë blerë, mos ta konsumojnë̈ por ta kthejnë̈ në vendin e blerjes. Mbi secilin lajmërim apo ngritje e dyshimit nga sistemet e lajmërimit të organizatave ndërkombëtare të ushqimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ ka ndërmarrë̈ të gjitha veprimet në kohë sikurse vendet tjera, për ta larguar sa me parë produktin nga tregu”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se…