Oroshi: Busti i ‘Lekë Dukagjini’ po kthehet në tokën e tij, në Shpenadi të Prizrenit!

26 tetor 2025 | 23:53

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit këtë po e realizon Shoqata “Lekë Dukagjini” Shpenadi-Prizren

Kështu njoftoi kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi.

Ai tha se sa herë që bëhen gjëra të mira në vendlindje ndihet dy herë i gëzuar.

“Në njërën anë që po vjen diçka e re në vendlindjen time e në anën tjetër se po rikthehën figurat tona historike që iu takojnë trojeve Arbërore.

Këtë gëzim ma sollën qytetarët e fshatit Shpenadi të Prizrenit, fshati me i afërm me fshatin tim të lindjes Caparcin, të cilët në këtë vit u mobilizuan dhe përmes një koordinimi të përbashkët në mes të mërgimtarve dhe banorëve që jetojnë në këtë fshat ata themeluan Shoqaten” Lekë Dukagjini”,mlodhën mjetët dhe morën aksionin për kryerjen e tri projekteve në këtë fshat: vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit,rregullimin e varrezave të fshatit që janë varreza të vjetra, si dhe meremetimin e selisë se Shoqatës pikërisht në këtë fshat.

Ky aktivitet i mbarë me shtyri që edhe unë të bëj diç për këtë vendlindjën time se jemi rritur dhe shkolluar bashkë me këta veprimtarë atdhetar në një shkollë.

Me këtë i propozova kryesisë së Shoqatës “Trojet e Arbrit” që pikërisht në këtë ditë ta mbajmë në qytetin e Prizrenit një sesion shkencor madhështor për Rolin e Dukagjinasve në historinë shqiptare.

Pas përfundimit të këtij sesioni shkencor që do të mbahet më 2 Nëntor 2025 ,të gjithë bashkë do të shkojmë në fshatin Shpenadi ku aty na presin veprimtarët e vyer të Shoqatës “Lekë Dukagjini” .

Kjo shoqatë në këtë ditë do të bëjnë tri organizime: zbulimin e bustit të Lekë Dukagjinit një vepër e mrekullueshme e skulptorit Fiqiri Kasa, me pas do të shkohet tek varrezat e fshatit që janë varreza shumë të vjetra dhe që mërgimtarët e këtij fshati i kanë rinovuar komplet,ku do të bëhet bekimi i varrezave si dhe do të hapet edhe selia e Shoqatës ” Lekë Dukagjini”.

Këto tri projekte të Shoqatës “Lekë Dukagjini” dëshmojnë se kur mërgimtarët shqiptarë bashkohen me bashkëfshatarët e tyre në vendlindje dhe punojnë me përkushtim të përbashkët, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, gjenerali amerikan,…