Ortopedi ngre alarm për çantat shkollore: Nuk guxon të kalojë 10-15% të peshës së fëmijës

25 shtator 2025 | 19:30

Drejtori i Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi, ka paralajmëruar për deformime të shtyllës kurrizore tek fëmijët nga pesha e rëndë e çantave shkollore.

Ai ka thënë se çanta nuk guxon të kalojë 10-15% të peshës së fëmijës.

‘’Viteve të fundit fëmijët tanë ballafaqohen me pesha të rënda të çantave janë edhe shumë faktorë që ka ndiku te kjo mirëpo kjo peshë e rëndë po ndikon në shëndetin e fëmijëve është rekomandim ndërkombëtarë nga shoqata amerikane e ortopedëve pediatrik se çanta në përgjithësi nuk guxon të tejkalojë 10 deri në 15 përqind të peshës trupore të fëmiut, rekomandojë që çantat të jenë jo shumë të mëdh,  por të përshtatshëm për pjesën e trupit të femiut’’, ka thënë Gashi për rtv21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët ukrainas goditën një fabrikë kimike në rajonin rus të…