Osaka rikthehet në Australian Open

29 dhjetor 2021 | 17:38

Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri një në botë për femra dhe kampione në fuqi e grand slam të Australian Open (e ka fituar dy herë këtë turne), ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun e parë të madh të vitit 2022 që zhvillohet në Melburn.

Duket se Osaka e ka kaluar krizën (probleme psikologjike) që pati në mesin e vitit të kaluar dhe tashmë është gati për t’u rikthyer në fushë. Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku duket në avion, me destinacion Australinë.

“Ka ardhur koha të ndërroj faqe dhe jam gati për t’u rikthyer në fushë. Jam kampione në fuqi në Melburn dhe synoj të mbroj atë titull”, ka thënë Naomi Osaka (aktualisht numri 5 në botë), që në tre muajt e fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë turne. Ajo ka gjetur motivimin e duhur për t’u rikthyer në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bislimi në cilësinë e drejtorit të OJQ “Zëri Perëndimor…