
Osasuna nuk i reziston Realit
09 shkurt 2020
| 18:00
Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur me rezultat bindës 1-4 Osasunën, në ndeshjen e xhiros së 23-të në La Ligë.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Garcias, por Reali u kthye në lojë në pjesën e parë dhe realizoi dy gola nëpërmjet Iscos dhe Ramosit. Në pjesën e dytë shënuan edhe zëvendësuesit Lucas e Joviq për fitoren e mysafirëve.
Në tabelë, Reali prin me 52 pikë të tubuara, gjashtë më shumë se Barcelona që e ndjek me një ndeshje më pak të zhvilluar.
/Epoka e re/