OSBE-ja pajisë 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi

20 nëntor 2018 | 15:51

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar punën në instalimin e kamerave të brendshme dhe të jashtme të vëzhgimit në shkollën fillore “Ali Hasi” në fshatin Cërmjan, Komuna e Gjakovës, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në shkolla.

Me këtë, numri i shkollave të pajisura me kamera vëzhgimi nga misioni i OSBE-së në Kosovë shkon në gjithsejtë në 15-të.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të OSBE-së për të mbështetur iniciativat e sigurisë në bashkësi që ndërmerren nga Komitetet Lokale të Sigurisë Publike (KLSP). Anëtarët e KLSP-ve kanë identifikuar dhunën në shkolla si problem të vazhdueshëm.

Shefi i misionit të OSBE-së , Jan Braathu, ka thënë se kamerat do të ndikojnë në rritjen e sigurisë në shkolla.

“Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, po punojmë vazhdimisht për të promovuar konceptin e policimit në komunitet dhe për të mbështetur KLSP-të në zbatimin e projekteve të sigurisë në mbarë Kosovën. Projekti pasqyron shqetësimet e prindërve dhe udhëheqësve të komunitetit. Shpresojmë që kamerat të kontribuojnë për mjedis më të sigurt shkollor për nxënësit dhe mësuesit”, ka thënë Braathu.

/Epoka e re/

Misioni i OSBE-së pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…