OSBE-ja rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale

14 gusht 2025 | 16:34

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur të enjten në një takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori McGurk kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.

Gjatë takimit është diskutuar rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.

Ambasadori McGurk, ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

May be an image of 4 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon transferimi i futbollisteve kosovare në Superligën e Turqisë. Portierja…