Osmani: 27 vjet më parë, nëna Ferdonije përjetoi dhimbjen që nuk shuhet kurrë

27 mars 2026 | 15:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrave në Kosovë, ku ka thënë se Ferdonije Qerkezi ka përjetuar dhimbjen që nuk shuhet kurrë.

Ajo ka thënë se katër djemtë dhe bashkëshorti i Ferdonijes ishin rrëmbyer dhunshëm nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“27 vjet më parë, nëna Ferdonije përjetoi dhimbjen që nuk shuhet kurrë. Katër djemtë dhe bashkëshorti i saj, u rrëmbyen dhunshëm nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.  Eshtrat e dy djemve janë gjetur, një copë e së vërtetës është zbuluar. Por për dy djemtë e tjerë dhe bashkëshortin, pritja vazhdon. Një pritje që nuk është vetëm e saj, por e gjithë shoqërisë sonë. Një plagë që ende nuk është mbyllur. Historia e saj është histori e dhimbjes, por edhe e forcës së jashtëzakonshme. Është dëshmi se dashuria e një nëne nuk dorëzohet kurrë, se kujtesa nuk zbehet dhe se kërkimi për drejtësi nuk ndalet. Përkulemi me respekt para qëndresës së saj dhe ritheksojmë zotimin tonë për ta vënë drejtësinë në vend”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Safet Gërxhaliu FSK-ja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, mbetet…