
Osmani: Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e programit MCC për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë lajmin se e ka pranuar zyrtarisht konfirmimin nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau se dministrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën, program ky me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Osmani ka thënë se ky vendim është lajm i shkëlqyer për Kosovën.
“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Uashington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën – një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.