Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 shtator 2025 | 14:15

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin dhe rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Osmani ka pohuar se Bunjaku ka rënë hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm.  Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Java e Grassroots” ka vazhduar rrugëtimin e saj në Prizren,…