Osmani: Asnjë shoqëri nuk është e lirë nëse gratë mbesin mbrapa

18 korrik 2025 | 12:30

Në edicionin e sivjetëm të Javës së Gruas, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për barazi dhe drejtësi gjinore.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të grave në shoqëri.

“Asnjë shoqëri nuk mund të jetë vërtet e lirë, e drejtë apo e barabartë, nëse gjysma e popullit të saj mbetet mbrapa”, ka shkruar ajo. Javën e Gruas, NDI e organizon çdo vit me qëllim fuqizimin e rolit të grave në politikë, vendimmarrje dhe shoqëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, thekson sërish se…