Osmani, Basha e Kurti vizitojnë kazermën e FSK-së në ‘Ditën e Forcës’
27 nëntor 2025
| 10:35
Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albn Kurti janë duke vizituar nga afër kazermën kryesore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”, me rastin e “Ditës së Forcës”.
Ata bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po shohin artilerinë dhe mjetet e ushtrisë së Kosovës.
Përveç figurave të rëndësishme publike, dhjetëra qytetarë sot do të kenë mundësinë që të njihen me kapacitetet e FSK-së duke vizituar kazermat në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.
“Dita e Forcës” do të shënohet deri në orën 14:00.



