Osmani: Civilët e masakruar janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë

28 shkurt 2021 | 13:02

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve në Likoshan dhe Qirez, ka thënë se ushtarët e UÇK-së që kanë bërë luftën frontale me forcat serbe dhe civilët e ekzekutuar, torturuar e masakruar më 28 shkurt të vitit 1998 janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, asaj sipas saj këtë të vërtetë duhet ta themi dhe ta mbrojmë çdoherë dhe kudo.

“Çdoherë duhet t’i kujtojmë të rënët, sepse duke nderuar ata do ta dimë vlerën e lirisë që e gëzojmë dhe rrugën nëpër të cilën kemi kaluar për të arritur deri këtu. Ushtarët e UÇK-së që bën luftën frontale me forcat serbe dhe civilët e ekzekutuar, torturuar e masakruar më 28 shkurt të vitit 1998 janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, ndaj këtë të vërtetë duhet ta themi dhe ta mbrojmë çdoherë dhe kudo”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se kjo kujtesë historike e sakrificës së popullit tonë duhet të jetë në funksion të ndërtimit të një të ardhme më të mirë për familjet e të rënëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori për barna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…