Osmani: Deklaratat e Lajçakut, shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin

16 tetor 2020 | 14:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ia ka bërë të qartë se Asociacioni mund të krijohet vetëm duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtuese.

“Sa i përket konstatimit të tij lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, e them se gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Citimet e tij i shoh shqetësuese dhe ato nuk kanë fare të bëjnë me realitetin, realiteti është ajo që ne e kemi lëshuar si komunikatë zyrtare nga takimi me të”, ka thënë ajo në një deklarim për media, raporton “Epoka e re”.

Osmani thotë se ajo që ka deklaruar Lajçaku në Serbi nuk është e vërtet.

“Ajo që ka deklaruar Lajçak në Serbi nuk është e vërtet. Si kryetare e Kuvendit nuk e kam thënë që pajtohem se Asociacioni të themelohet edhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015 por e kam thënë të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin”, ka shtuar ajo.
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak kishte thënë në Beograd se “Kushtetuta nuk është Bibël dhe se Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se ushtria e…