Osmani dekoron 18 profesionistë shëndetësorë me ‘medaljen postmortem’

08 dhjetor 2020 | 17:07

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka ndarë dekorata postmortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët kanë humbur jetën në detyrë në përballje me Covid-19.

Ata ishin infektuar me Covid derisa ishin në shërbim direkt të pacientëve.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.

“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me…