Osmani dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake

13 shtator 2025 | 14:59

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Osmani ka thënë se Barduani gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjeta Islami, nga Vitia, ka shpallur kandidaturën e saj për…