Osmani dërgon në Kuvend amendamentet kushtetuese që presidenti të zgjedhet nga populli

05 mars 2026 | 16:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2001.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i votojnë këto amendamente.

“ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goditje e rëndë për Real Madridin vetëm pak orë para…