Osmani dhe ambasadori amerikan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

07 prill 2022 | 19:22

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Presidenca ka njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

“Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës”.

“Me tej, presidentja Osmani dhe Alambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te presidentes në vende të ndryshme të botës”, ka njoftuar Presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum sot për miratimin në…