
Osmani dhe ‘ambasadorja’ amerikane bisedojnë për hapat drejt konstituimit të Kuvendit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit është diskutuar për vizitën e fundit të presidentes Osmani në SHBA, takimet e shkëlqyeshme të zhvilluara me zyrtarë të lartë të administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.
Me këtë rast, presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me ShBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes.
Në takim është diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë.