Osmani dhe Hoti u pajtuan rreth kërkesës për dorëheqjen e shefit të AKI-së

17 dhjetor 2020 | 16:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten ka kërkuar nga shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi që ta liroj detyrën e tij.

Për shkarkimin ose lirimin e Gashit nga kjo pozitë nevojitet edhe miratimi nga ana e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Zyra për medie e Presidencës përmes një njoftimi, ka bërë me dije se ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë në mes të Osmanit dhe Hotit për këtë çështje.

“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. presidentes, dr. Vjosa Osmani dhe kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka njoftuar Presidenca.

Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet…