Osmani dhe Orav diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe raportet Kosovë-BE

21 korrik 2025 | 15:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka diskuar rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Orav, kanë diskutuar gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku presidentja ka theksuar rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra po kërkon të ringjallë sistemin e saj të bunkerëve…