
Osmani dhe Plenkoviq bashkëkryesojnë tryezën e liderëve në Tiranë për “Një Evropë të hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan dje tryezën e liderëve në Tiranë me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”.
Osmani shkroi se në këtë tavolinë sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata.
“Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, shkroi Osmani.