Osmani dhe presidenti i Mauritanisë diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

29 tetor 2025 | 08:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Osmani ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë një dhome plot…