Osmani: Do t’i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

26 shkurt 2020 | 13:07

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Ajo ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.

Kreyeparlamantarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.

Van Gelder është takuar sot edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,Agim Veliu, ka…