Osmani: Dyert e presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë

01 gusht 2025 | 16:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për diasporën e vendit.

Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani ka bërë të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës.

“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani ka thënë se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë ftuar të…