Osmani e Hoti nuk flasin as në Epopenë e UÇK-së (Video)

05 mars 2021 | 21:11

Në Kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet u mbajt manifestimi qendror për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aty morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Por, krerët institucionalë e vazhduan raportin e ftohtë që kanë mes vete, njofton Klan Kosova.

Ata nuk u përshëndetën mes vete e as nuk u panë duke ndërruar ndonjë muhabet gjatë ceremonisë.

Megjithatë, të gjithë çmuan lartë sakrificën e familjes Jashari për liri dhe lëvduan punën e deritashme të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj Komunës së Prizrenit, përkatësisht kryetarit…