Osmani e konfirmon se u bisedua me Trumpin për krerët e UÇK’së në Hagë: Morëm garanca të fuqishme
19 shkurt 2026
| 22:30
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për herë të parë pas takimit me Presidentin Trump në ceremoninë e Bordit të Paqes, ku u pa së bashku me kryeministrin Edi Rama teksa po bisedonin.
Osmani ka konfirmuar se është folur rreth aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Tutje, Presidentja Osmani tha se nuk mund të jep detaje më shumë, por siguron se ka marrë garanca të fuqishme.
“Kemi diskutruar dhe kemi marrë garanca shumë të fuqishme.
Kur të vjen momenti do të flasim më në detaje për këto. Por, edhe unë edhe Rama e kemi folur në detaje me Presidentin Trump këtë cështje”, tha Osmani në Rubikon.



