Osmani e Konjufca bëjnë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik

17 janar 2024 | 13:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik të Deçanit.

“Në guximin e tyre e gjejmë frymëzimin, në sakrificën e tyre, heroizmin. Në 42-vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilat ishin cak i një atentati politik. Me veprën e tyre ata u përjetësuan në heronj. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë! Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HIB Petrol ka hapur pikën e re moderne në Vushtrri…