Osmani e Kurti kishin marrëveshje që nga marsi i vitit të kaluar

16 shkurt 2021 | 22:52

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti mendon se në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kishte marrëveshje që nga marsi i vitit 2020.

“Vjosa pasi kishte bërë gjithë këtë histori të moslejimit të kandidimit të saj, nuk hyri në garë fare”, thotë Hamiti.

“Është e vërtetë që LDK ka bërë çmos që ta situojë Vjosa Osmanin dhe pse ne nuk i fituam zgjedhjet. Madje ju e dini që ishte zgjedhur Konjufca për kryetar të Kuvendit dhe me do ‘shkelje” ndërhyrje procedurale Vjosa u bë kryetare e Kuvendit”, ka theksuar Hamiti në Pressing në T7.

“Vjosa Osmani po thotë në një intervistë të fundit se që nga marsi i vitit të kaluar ajo kishte biseduar me Albin Kurtin se si duhej të punonin bashkë për të siguruar që të kishin edhe presidentin edhe qeverinë. Me fjalë të tjera të krijojnë një sistem, një pushtet absolut”, ka thënë Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër shënohet 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor…