Osmani e lidh Radoiçiqin me gazetarë: E dinë ata kush janë, e kanë mizën pas veshi

11 shtator 2025 | 11:02

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për medie ka eskaluar ndaj gazetarëve.

Osmani ka thënë se gjatë hetimeve ka pasur bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, duke aluduar në gazetarë.

Madje, ka thënë se ka pasur plane për grushtshtet.

“E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës. Pastaj kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë po vazhdojnë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën pas veshi”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj H.S., për…