
Osmani e shoqëruar nga tre kryetarë komunash në Zvicër
21 maj 2025
| 12:58
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Zvicër ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore.
Kjo vizitë po realizohet me pjesëmarrjen e një delegacioni nga Kosova, në përbërje të të cilit janë edhe tre kryetarë komunash: Ramiz Lladrovci nga Komuna e Drenasit, Xhafer Gashi nga Komuna e Obiliqit dhe Qemajl Aliu nga Komuna e Shtimes.
Pjesëmarrja e tyre synon të kontribuojë në paraqitjen sa më të mirë të imazhit të Kosovës para shtetit zviceran. /KlanKosova