
Osmani edhe sot vazhdon konsultimet për datën e zgjedhjeve
23 dhjetor 2020
| 08:17
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, të martën nisi takimet me përfaqësues të partive politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi që qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jolegjitime.
Këto konsultime me partitë politike Osmani do t’i vazhdojë edhe gjatë së mërkurës.
Si kohë e përshtatshme e zgjedhjeve është propozuar 7 shkurti nga LDK-ja dhe fundi i janarit nga PDK-ja.
Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.