Osmani: Eliot Engel do të mbetet përherë në zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës!

10 prill 2026 | 23:10

Ish presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në ‘Facebook’ se një njeri i madh, një njeri i mirë, një mik i rrallë i Kosovës, na la sot, Eliot Engel.

“Kongresisti Eliot Engel ishte shumë më tepër se thjesht një kongresist përkrahës i Kosovës. Ai e donte popullin e Kosovës me gjithë zemër dhe ishte me ne në sfida e në suksese. Kudo që udhëtoja në botë, takoja liderë që më thoshin: “Eliot Engel na ka telefonuar për të na kërkuar njohjen e Kosovës”, si dhe të tjerë që thonin: “E kam firmosur njohjen e Kosovës sepse ia premtova Eliot Engel-it.” “, ka shkruar Osmani.

“Këdo që takoja në Kongres, thoshte: “Ju keni pasur një mik të madh këtu, që gjithmonë fliste për Kosovën.” Ai nuk e ndali kurrë këtë ndihmë dhe këtë përkrahje, edhe kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua”.

“Në fakt, ai ishte zëri ynë në Kongresin amerikan dhe përtej tij. Prandaj, kujtimi i tij do të jetë i përhershëm në zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës! Faleminderit, Eliot Engel! Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bardhë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ndarë nga jeta miku i madh i shqiptarëve,…