Osmani ende pa dekret për datën e zgjedhjeve, e pret Kushtetuesen

09 mars 2026 | 14:36

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve. E para e shtetit po e pret një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka bërë me dije këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë.

Sipas Kupinës, masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë Kupina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka kritikuar disa futbollistë…