Osmani: Është e pamundur të flasim për të ardhmen nëse nuk e kujtojmë të kaluarën

28 maj 2020 | 17:45

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.

Zonja Osmani ka thënë se do të bëjë gjithçka që të dëgjohet sa më shumë zëri i viktimave të luftës nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat.

“Është e pamundur të flasim për të ardhmen nëse nuk e kujtojmë të kaluarën”, ka thënë zonja Osmani, duke vërë theksin te 1 133 fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se duhet bërë më shumë që e vërteta për këta fëmijë të depërtojë sa më shumë jashtë Kosovës.

Kurse Blakaj e ka njoftuar kryetaren Osmani me aktivitetet e FDHK-së për dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë kontekst, ka përmendur disa prej aktiviteteve të cilat kanë për qëllim kujtimet e luftës.

Ai ka thënë se synim kryesor i kësaj organizate mbetet zyrtarizmi i të vërtetës për të kaluarën, duke potencuar se nuk mund të ketë pajtim pa e trajtuar të kaluarën dhe pa i njohur viktimat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se prova…