Osmani: Flamuri i Kosovës së shpejti do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës
24 prill 2023
| 16:21
Presidentja e Vjosa Osmani ka reaguar të hënën pas pranimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se flamuri i Kosovës shumë shpejt do të valëvitet edhe në KE.
“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



