Osmani flet me Prattipatin për konstituimin e Kuvendit

02 korrik 2025 | 21:11

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjatë ditës të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.

Osmani tha se në takim diskutuan zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e kuvendit.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se e para e shtetit dhe Prattipati folën për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik në mes ShBA-së dhe Kosovës.

Me këtë rast, Osmani e uroi edhe një herë Prattipatin në emër të qytetarëve të Kosovës për Festën e Pavarësisë së ShBA-së, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka filluar…