Osmani ftohet nga Erdogani në Forumin Diplomatik të Antalias
17 prill 2026
| 14:34
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderimet e saj ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Zonjës së Parë, Emine Erdogan, për përkrahjen e vazhdueshme dhe për ftesën që sërish sivjet të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias.
Lajmin e ka bërë me dije Osmani përmes një postimi në “Facebook”.
“Falënderoj presidentin Erdogan dhe Zonjën e Parë, Emine Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme dhe ftesën e tyre që sërish sivjet të jemi pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias”, ka shkruar Osmani



