Osmani fton në takim nga ora 13:00 liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

06 mars 2026 | 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Klan Kosova merr vesh se takimi është ftuar për sot nga ora 13:00.

Se do t’i ftojë liderët në takim e tha edhe presidentja Osmani në konferencën e sotëm për media, ku njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka…