Osmani: Gjatë ditëve në vijim besoj në lëvizje pozitive për koalicionin

11 dhjetor 2019 | 23:15

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet. Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, ka thënë Osmani.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”, ka shtuar Osmani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vitin 2019 e cila është drejt fundit, natyrshëm lind…