Osmani i kërkon Terrasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Në takim, presidentja Osmani i ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.
“Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë. Sipas presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave. Më tej, presidentja Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave”, ka njoftuar presidenca.



